Aksion Plus, Albania
LËNDA: FTESË PËR OFERTË PËR BLERJE PAKETA USHQIMORE
Të nderuar,
Nëpërmjet kësaj kërkese më poshtë, ju ftojmë të paraqesni ofertën tuaj lidhur me blerjen e paketave ushqimore dhe ne ndihmë për nënat dhe fëmijët e individëve përdorues të drogave pranë ambienteve te qendrës Aksion Plus Tiranë.
—> Aksion Plus Kerkese Oferte per Paketa ushqimore
LËNDA: FTESË PËR OFERTË PËR REFRESHMENT
Të nderuar,
Nëpërmjet kësaj kërkese më poshtë, ju ftojmë të paraqesni ofertën tuaj lidhur me blerjen e refreshment për projektin: “Shërbime efektive për individët përdorues të drogave” .
—> Aksion Plus Kerkese oferte per Refreshment
LËNDA: FTESË PËR OFERTË PËR KANCELARI
Të nderuar,
Nëpërmjet kësaj kërkese më poshtë, ju ftojmë të paraqesni ofertën tuaj lidhur me blerjen e produkteve të kancelarive për projektin: “Shërbime efektive për individët përdorues të drogave”
—> Aksion Plus kerkese oferte per Kancelari
Aksion Plus, Albania
Njoftim për vende të lira pune në pozicionet: Mjek, Infermier dhe Avokat. Për më shumë informacion klikoni në dokumentin bashkangjitur:
COVID-19 DHE PERSONAT QË PËRDORIN DROGË
Situata në lidhje me reagimet ndaj përhapjes të COVID-19 po avancon me shpejtësi. Njerëzit që përdorin drogë përballen me të njëjtat rreziqe me ato të popullatës së përgjithshme dhe për këtë arsye duhet të jenë të vetëdijshëm për këshillat e duhura për të zvogëluar rrezikun e tyre nga infektimi. Megjithatë, ata mund të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të tjera që kërkojnë zhvillim të strategjive të vlerësimit dhe trajtimit. Disa nga rreziqet janë sjelljet që lidhen me përdorimin e drogës dhe me ambjentet në të cilat përdoret droga, si edhe ne mjediset ku ofrohen shërbime. Rreziqet rriten nga niveli i lartë i komorbiditetit fizik dhe psikologjik që gjendet tek disa njerëz që përdorin drogë, për faktin se problemet me medikamentet, shpesh janë më të zakonshme në komunitetet e margjinalizuara. Gjithashtu është edhe stigmatizimi që përjetojnë njerëzit që përdorin droga .
Cilat janë rreziqet për njerëzit që përdorin drogë (PWUD) gjatë pandemisë COVID-19?
- Problemet shëndetësore kronike shoqërohen me disa forma të përdorimit të drogës dhe
rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda. - Rreziku i mbidozës së drogës mund të rritet në mesin e PWUD të cilët janë të infektuar
me COVID-19. - Ndarja e mjeteve të përdorimit të drogës mund të rrisë rrezikun e infektimit.
- Mjedise të mbipopulluara me njerëz rritin rrezikun e ekspozimit ndaj COVID-19.
- Rreziqet e ndërprerjes së aksesit në shërbime, akses për pajisje dhe medikamentet
kryesore.
Sigurimi i shërbimeve efektive gjatë pandemisë
- Zbatimi i masave parandaluese kundër transmetimit të COVID-19 në mjediset e
frekuentuara nga PWUD - Masat mbrojtëse personale: promovimi i higjenës së duhur të duarve dhe praktikave të
zvogëlimit të rrezikut, siç janë, kollitja dhe teshtitja në bërryl. - Praktika aktuale në komunikimin me PWUD mbi rreziqet e ndarjes së medikamenteve
dhe materialeve të tjera duhet të rishikohet për t’u siguruar që është e përshtatshme me
kërkesat e zvogëlimit të rreziqeve të ekspozimit ndaj COVID-19. - Masat për distancimin social duhet të promovohen dhe prezantohen për PWUD dhe ata
që punojnë me këtë grup.
Me rëndësi të veçantë: Garantimi i vazhdimësisë së shërbimit gjatë pandemisë!
Për më tepër informacion… → COVID-19 & PWUD
COVID-19 DHE PASOJAT PSIKOLOGJIKE TEK PËRDORUESIT E DROGAVE
Në këtë pandemi, informacioni po përhapet më gjerë dhe më shpejt.
Si rezultat simptoma të tilla si frika, paniku dhe shqetësime të tjera evidentohen në popullsinë e gjerë. Izolimi social mund t’i bëjë individët më të ndjeshëm ndaj shqetësimeve psikologjike. Vështirësitë ekonomike pas një pandemie, gjithashtu shkaktojnë pasiguri dhe kërcënime për mirëqenien në të ardhshmen. E ardhmja e paparashikueshme përkeqësohet edhe më tej nga mite dhe keqinformime që shpesh nxiten nga lajmet e rreme dhe keqkuptimi publik. Ndërkohë disa do të pësojnë vuajtje nga humbja e një njeriu të dashur.
Lidhja midis ngjarjeve negative të jetës dhe stresit të përjetuar luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet e varësisë. PWUD (njerëzit të cilët përdorin droga) janë shumë më të prekshëm ndaj stresit dhe krizës pasuar nga humbja dhe relapsi tek ish-përdoruesit e drogës. Si rezultat i ngjarjeve stresuese dhe katastrofave natyrore, shfaqen ose përkeqësohen probleme të shëndetit mendor. Në rrethana të tilla, individë të shëndetshëm mund të fillojnë përdorimin e drogës, disa pacientë mund t’i rikthehen përdorimit të drogave si edhe mund fillojnë të shfaqin sjellje riskuese. Ankthi, shqetësimi, depresioni, nervozizmi dhe zemërimi tek PWUD duhet të konsiderohen si shenja që çojnë këta individë në përdorimin e drogave.
Për më tepër informacion : COVID 19 & Pasojat psikologjike tek PWUD
COVID 19 –PARANDALIMI I HIV, TRAJTIMI, KUJDESI DHE MBËSHTETJA PËR NJERËZIT QË PËRDORIN DROGA.
KESHILLA
That’s my story…
Dorian is 22 years old boy – for the last six months he is not using heroine anymore. Adding six month of methadone therapy we may say that he is clear for more than one year.
Continue Reading…→ Dorian’s Case
“The girl ” from Shkodra
“I am not like the others and this makes me suffer for the life I am leading”. She is only 19 years old, from 6 years now on it is not he but has another status expressed by her dresses, her look and her way of staying. Being homosexual is not easy because the majority of the societies do not accept this .Being homosexual and sex worker is even more difficult because you are doubly discriminated end excluded from the family, the society and the community.
Continue Reading…→ A girl from Shkodra