Aksion Plus ka 25 vjet që kryen veprimtarinë e tij në Shqipëri. Shoqata sensibilizon popullatën dhe realizon komunikimin e të rinjve të shkollave të mesme me psikologë e punonjës socialë për edukimin dhe parandalimin në lidhje me drogën, HIV/SIDA-n, harton dhe zbaton programe për zvoglimin e rreziqeve nga përdorimi i drogave. Kjo nderhyrje targeton te rinjtë në problemet që ata hasin në jetët e tyre për shëndetin riprodhues, HIV/SIDA, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe referime të tjera në qëndra të specializuara. Tashmë konsulente të A+ kryejnë trajnime me psikologët, punonjësit sociale dhe ndihmë-dhenës të tjerë. UNICEF dhe UNFPA mbështesin ndërhyrjet te të rinjtë duke nxitur aktivitete dhe fushata që shenjojnë dhe përfshijnë të rinjtë. Aksion Plus është pjesë e ketij rrjeti.
Për këto aktivitete ne bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës, Departamentin e shërbimeve sociale e Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrine e Drejtësisë, Shërbimin e Provës, agjensitë e OKB-së, me partnerë të ndryshëm lokale si njësia kombëtare e HIV/AIDS, shoqatata PLWHA, NACS, Pëthyerje, Avokatin e Popullit, Qëndra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj., me të cilët kemi lidhur memorandum mirëkuptimi. A+ eshte përfshirë në dialog aktiv me pushtetin lokal dhe autoritete shëndetësore, si dhe agjenci të zbatimit të ligjit me qëllim të krijimit të politikave dhe shërbimeve që mbrojnë të rinjtë përkundrejt drogave. A+ bashkëpunon me qeverinë qëndrore dhe institucione të tjera si ministritë e linjës, Komisionet përkatëse Parlamentare për përmirësimin e ligjeve, grupe të të drejtave të njeriut.
Ekzistojnë tre drejtime kryesore të aktiviteteve tona:
- Parandalimi-edukimi-komunikimi nga punonjësit socialë dhe psikologët tek të rinjtë në shkollë të mesme lidhur me HIV / AIDS / droga / shëndetin riprodhues. Gjithashtu ngritja e vetëdijes së publikut të gjerë për këto probleme (Qendra Rinore Sociale dhe degët e tjera të Aksion Plus në qytete të tjera të Shqipërisë). Edukimi i bashkëmoshatarëve është një nga mjetet më të rëndësishme që përdorim për të ndërtuar aftësitë dhe kapacitetet jetësore dhe për të modifikuar sjelljet e rrezikshme seksuale.
- Shërbimi dhe trajtimi i përdoruesve të drogës – zbatimi i një programi holistik me qëllim të zvogëlimit të dëmeve që kanë të bëjnë me përdorimin e drogës, parandalimin e HIV / AIDS / IST midis përdoruesve të drogave injektuese dhe pasojave të tjera, individuale dhe sociale (trajnime, këshillimi në grupe, informimi në skenën e drogës, hulumtimi, shpërndarja e prezervativëve, advokimi, mbrojtja e të drejtave të njeriut, referimi ndaj shërbimeve të tjera, etj.).
3.Ngritja e kapaciteteve dhe advokimi. Trajnerët e Aksion Plus janë të aftë të ofrojnë trajnime për grupe të ndryshme të synuara: nxënësit e shkollave të mesme, punonjësit socialë dhe psikologjinë, mësuesit, gazetarët, policët, prindërit, mjekët e shëndetit, vullnetarët dhe dhënësit e tjerë të kujdesit. Advokimi është gjithashtu një nga komponentët kryesorë të punës sonë. Avokimi zbatohet në dy nivele: 1 – Qeveria dhe krijuesit e politikave 2 – Agjencitë e huaja, agjencitë e OKB-së dhe rrjetet e tjera ndërkombëtare. Aksion Plus është anëtar i rrjeteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare: Mekanizmi i Koordinimit të Vendit Shqiptar (CCM) i GFATM, Rrjeti Kombëtar i OJQ-ve lokale të përfshira në aktivitetet e lidhura me AIDS në Shqipëri, CEEHRN, Rrjeti i Avokimit të Punëtorëve të Seksit (SWAN) për Reduktimin e Dëmit, CRANSTOUN. Aksion Plus është gjithashtu anëtare e SWAN (Network Sex Advocacy Workers) që gjendet në Hungari. Ky projekt është mbështetur nga projekti OSI për Shëndetin dhe të Drejtat Seksuale si një projekt i veçantë në Soros. Ne kemi qenë gjithashtu të përfshirë në Studimin e fundit të QPS-së të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Mbikëqyrja Sjellore dhe Biologjike në vitin 2005. Disa prej projekteve dhe aktiviteteve të Aksion Plus ndër vite:
- Në vitin 1992 Aksion Plus, e sapohapur, organizoi konferencën e parë kombëtare “A do të harrojë AIDS të vijë në Shqipëri?” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).
- Në 2000-in prezantuam qendrën e parë të Zvogëlimit të Dëmit, një filozofi pragmatiste për përdoruesit e drogave.
- Në vitin 2005 Aksion Plus prezantoi Terapinë Mbajtëse me Metadon (TMM), një terapi shumë e dobishme për përdoruesit problematikë të drogave (licensuar nga MSH). Tashmë qendrat e TMM-së, përveç Tiranës, janë hapur në rrethet: Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan, të cilat i shërbejnë rreth 520 klientëve ditorë. Mbështetës: Ministria e Shëndetësisë, UNICEF dhe UNFPA. Kjo terapi filloi pak kohë pas konferencës së parë rreth problemeve të përdoruesve të drogave dhe Terapisë Mbajtëse me Metadon.
- Në 2009-ën Aksion Plus u bë pjesë e Rrjetit për Shërbimet Komunitare të të Dënuarit të përdoruesve të drogave.
- Në 2010-ën u hap në Shkodër qendra e Terapisë Mbajtëse me Metadon nga Aksion Plus. Tashmë Aksion Plus ka qendra në Korçë, Elbasan, Tiranë, Fier, Shkodër dhe Durrës.
- Gjithashtu në vitet 2010-2011 një nga projektet ishte dhe ai që lidhej me ‘Shërbimin e Provës’, ku shumë nga përdoruesit e drogës që kishin kryer shkelje ligjore, me ndërmjetësimin e qendrës sonë kryenin shërbim komunitar pranë nesh në vend të dënimeve të llojeve të tjera. Aktivitetet mbikqyrëse për të dënuarit në Shërbim Prove vazhdojnë. Ky projekt u mbështet nga Komisioni Evropian (bashkëfinancim i OSFA dhe Bankës Botërore).
- Në projektin ‘Bota e Nryshimit’ të financuar nga Vodafone Albania, një ish-përdorues droge për 15 vjet, prezantoi veten publikisht dhe eksperiencën e tij në gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë.
- Në 2011-ën u zhvillua projekti nga Ambasada Hollandeze me ndihmën e Qendrës Kombëtare të Shërbimeve Komunitare, mbi shëndetin riprodhues, edukatën seksuale, njohjen dhe parandalimin e HIV/SIDA-s nga të rinjtë në shkolla.
- Gjithashtu, gjatë këtij viti Aksion Plus ka ndërtuar qendrën multifunksionale pas Ambasadës Amerikane me kontributin e prindërve.
- Në 2012-ën Aksion Plus bashkëorganizoi Konferencën e 6-të të ADRIATIC DRUG ADDICTION TREATMENT dhe simpoziumin e 8-të të Rrjetit të Adriatikut, SEEA, për Varësitë nga Droga në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare të Psikiatrisë.
- Në 2013-ën Aksion Plus ka vazhduar me seminaret dhe takimet edukuese nëpër shkollat publike për parandalimin dhe sensibilizimin e të rinjve në lidhje me përdorimin e drogave. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, SIPU dhe DART.
- Në 2015-2017 Aksion Plus ka vazhduar me seminaret dhe takimet edukuese nëpër shkollat publike për parandalimin dhe sensibilizimin e të rinjve në lidhje me përdorimin e drogave. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, SIPU dhe DART.
- Në 2018-2019, Aksion Plus në bashkëpunim me HAP, projekti Shëndet për të Gjithë, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, fushata sensibilizuese dhe edukuese në terren, për të ndërgjegjesuar komunitetin per Sëmundjet Jo të Transmetueshme dhe parandalimin e tyre në qytetet Dibër dhe Fier.
- 2018-2019, Mbështetje juridike të personave të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike, njëkohësisht pjesë e komuniteteve vulnerabël me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
- Në 2019- Projekti në kuadër të ‘Fuqizimit të Përgjigjes Kombëtare në adresimin e çështjeve të lidhura me HIV/AIDS dhe IST’ me titull “Nothing about us, without us” me mbështetjen financiare të UNFPA dhe Qendrës Shqiptare Për Popullsinë dhe Zhvillimin.
- Në 2018-2019 – Përshkallëzimi dhe Sigurimi i Qëndrueshmërisë së përgjigjes Kombëtare ndaj HIV/SIDAs me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondit Global.
UNFPA – një mbështetje e veçantë
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Planifikim Familjar, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pothuajse të gjitha projektet e Aksion Plus. Ndihma e saj është e vazhdueshme që prej vitit 2005.
Kjo organizatë merret me probleme të ndryshme lidhur me çështje si: shëndeti riprodhues, lufta kundër HIV/AIDS dhe mbështetja për adoleshentët dhe të rinjtë në mbi 150 vende të botës që prej vitit 1969. Aktivitete të tjera: dhuna në familje, përfshirë dhunën ndaj grave e vajzave dhe dhunën ndaj fëmijëve, punonjëset e seksit, etj. UNFPA jo vetëm trajton, por edhe parandalon me trajnime stafesh, trajnerësh dhe sensibilizim.
Më shumë informacion rreth UNFPA mund të gjeni dhe në faqen e website-it të kësaj organizate në http://www.unfpa.org/public/
Stafi i Aksion Plus i cili përfshin drejtues, koordinator, financier, adiministrator, infermier, mjek psikiatër, mjek Toksikolog, psikolog, punonjës social me përvojë disa vjeçare në fushën e shërbimeve ndaj individëve përdorues të drogave dhe punonjësve të seksit. Stafi që ka punuar më pare në Aksion Plus, i cili përmendet edhe më poshtë do të ofrojë shërbimet dhe realizimin e aktiviteteve të parashikuara.
Aksion Plus Tiranë
Genci Mucollari, Master në Shëndet Publik, drejtor i A+ me nje përvojë 25 vjeçare në punën me OJFtë, konsulent dhe ekspert për donatorë dhe agjensi të OKBsë. Zbatues i shumë projekteve në fushën e parandalimit dhe trajtimit të drogave.
Pasho Maksuti, Mjek Psikiatër. Përvojë shumë vjeçare në trajtimin e varësisë nga drogat.
Tedi Rrudha, Mjek Toksikolog me eksperiencë disa vjeçare në fushën e varësive.
Frrok Bardhi, Infermier, eksperiencë shumë vjeçare me përdoruesit e drogës, Trajnier i çertifikuar i UNODC.
Mirjane Abazi, Infermiere me eksperiencë mbi 40 vjeçare në fushën e mjekësisë.
Desarda Nazaj, Financiere, eksperiencë në bankë, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe eksperiencë 10-vjeçare në OJF.
Orjeta Basha, Psikologe, eksperiencë 20 vjeçare në Aksion Plus.
Ledia Rushit, Psikologe, Master në Psikologji Shkollore, eksperiencë 2 vjeçare me grupe vulnerabël.
Besnik Hoxha, Master në Psikologji Klinike.
Oltion Korreshi, Punonjës Social me eksperiencë në burgje dhe në OJF.
Punonjës outreach të cilët do të punojnë në terren me PDI.
Vullnetarë, studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, familjarë dhe partnerë të tjerë të cilët do të kontribojnë në disa prej aktiviteteve të projektit, në 9 qendrat (Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Sarandë).
Aksion Plus Durrës
Meleke Lushka, Infermiere
Andrin Tahiri, Mjek Toksikolog
Aksion Plus Elbasan
Florije Përlepi, Infermiere
Alida Zyka, Psikologe
Miga Matraku, Mjeke Toksikologe
Aksion Plus Vlorë
Krenar Malaj, Mjek
Valentina Malaj, Infermiere
Aksion Plus Shkodër
Redi Idrizi, Infermier
Etrit Beci, Psikolog
Alban Haxhi, Mjek Toksikolog
Aksion Plus Korçë
Marinela Dape, Infermiere
Nertila Sterjo, Psikologe
Nikolina Bode, Mjeke Psikiatër
Aksion Plus Berat
Sonald Zaimi, Infermier
Gladiola Qato, Psikologe
Anduela Sako, Mjeke Toksikologe
Aksion Plus Fier
Zybo Avdullahaj, Infermier
Jonilda Rushiti, Psikologe
Aksion Plus Sarandë
Dionis Rrapaj, Infermier