Aksion Plus

logo

Problemi i përdorimit dhe abuzimit me drogat preku edhe Shqipërinë me përmbysjen e sistemit qeverisës në vitin 1991. Ashtu si risitë e sjella nga emigrantët dhe nga kulturat e reja që shiptarët filluan të njohin dhe përqafojnë, edhe drogat filluan të provohen dhe eksperimentohen si nga përdorues të thjeshtë, edhe nga farmacistë, kimistë apo ata që më vonë u kthyen në të ashtuquajturit “bosat e drogës”.

Me po të njëjtën dukuri negative që shpejt për shumë persona u kthye në varësi, lindi dhe filloi të përhapeshin edhe HIV/SIDA apo SST-të (sëmundjet seksualisht të transmetueshme). Këto të fundit, shpesh edhe për shkak të shkëmbimit të shiringave gjatë injektimit të drogave apo mospërdorimit të mjeteve mbrojtëse gjatë akteve seksuale nën ndikimin e përdorimit të drogave, u përhapën me vrull në një popullsi të vogël si ajo e Shqipërisë.

Si sëmundje të panjohura dhe alarmante për popullsinë e painformuar shqiptare, ato u bënë shkak që një grup njerëzish i përbërë prej vullnetarësh, mjekësh, gazetarësh e artistësh të hapnin një qendër që në fokus kishte parandalimin e tyre. Që prej 1992 e deri sot Aksion Plus vazhdon punën për parandalimin e HIV/SIDA, SST-ve, drogave si dhe kurimin me Terapinë Mbajtëse me Metadon (TMM) të personave tashmë të varur prej tyre. Kjo qendër ka dhe 5 qendra të tjera simotraVlorë, Korçë, Elbasan, Durrës e Shkodër.

Bordi i shoqates Aksion Plus perbere prej tre persona:

  • Genci Mucollari
  • Flamur Tershana
  • Orjeta Basha

U mblodh per te vendosur qe eshte pare mese e arsyeshme qe duhet te derdhet nje kontribut mujor prej 2000 lekesh ne mungese te ilacit dhe te projekteve per te mbuluar shpenzimet dhe kostot mujore te qendrave te trajtimit Aksion Plus. Kjo tarife mujore do ti prezantohet te gjithe klienteve qe marrin sherbime prane qendrave Aksion Plus. Nje nga arsyet kryesore eshte qe ilaci ka munguar ne disa raste duke nderprere terapine mbajtese me metadon dhe nderkohe fondet e shtetit jane vonuar duke krijuar veshtiresi ne menaxhimin e qendrave te trajtimit Aksion Plus. Kjo tarife nuk eshte e detyrueshme dhe nuk ndikon ne ecurine e programit te asnje klienti qe merr sherbim prane shoqates Aksion Plus. Te gjitha kontributet e derdhura nga klientet ose nga njerez te tjere qe kane deshire japin donacione do te shkojne ne mirembajtjen e qendrave te metadonit, ne shpenzime te ndryshme administrative ose ne aktivitete dhe sherbime per perdoruesit e drogave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *