Me përdorim të një droge, kuptojmë konsumimin e një droge që nuk lë pasoja negative te individi që e përdor atë. Ky lloj konsumi është më i zakonshmi, pra kur droga përdoret në mënyrë sporadike. Abuzimi fillon kur përdorimi i shpeshtë i drogës lë pasoja negative. Varësia shfaqet kur përdorimi i një substance bëhet i tepruar dhe si pasojë shfaqen efekte negative domethënëse brënda një afati kohor. Mund të ketë edhe një përdorim të vazhdueshëm, pa ndërprerje, ose një përdorim me doza të larta gjatë periudhave të caktuara.
Me varësi, e quajtur edhe sindroma e varësisë sipas CIE-10-ës, kuptojmë: një bashkësi manifestimesh fiziologjike, të sjelluri, njohje, në të cilën konsumi i drogës kthehet në prioritetin e vetëm madje bëhet edhe më i rëndësishëm se çdo lloj sjellje që në të kaluarën ka pasur peshën më të madhe. Manifestimi karakteristik i varësisë është dëshira për të konsumuar substanca psikoaktive, të ligjishme ose jo, edhe kur janë me recetë nga mjeku.
Kjo dëshirë, ndonjëherë paksa e fortë ndërsa herë të tjera është e papërmbajtshme. Përtëritja e përdorimit të substancave mbas një kohe abstinencë shkakton te individi që ka pasur varësi më shumë shqetësime se te ai që nuk ka varësi.
Sipas CIE-10-ës, për të dhënë diagnozën, varësi nga një drogë, duhen marrë parasysh:
- a) nevoja e dukshme e marrjes së substancës gjatë kohës që individi mundohet ta lërë;
- b) dëshira për të ndërprerë konsumimin;
- c) kur zakoni i përdorimit të drogave është relativisht i përsëritur;
- d) shfaqje e fenomenit të neuropërshtatjes si tolerancë ose si varësi;
- e) nëse ka një konsum të drogave me qëllimin për të lehtësuar ose shmangur sindromën e abstinencës;
- f) mbizotërim i kërkimit të drogës në raport me prioritet e tjera të rëndësishme të jetës;
- g) shfaqje e shpejtë e varësisë mbas një periudhe abstinence.
Kriteret e CIE-10-ës, tregojnë ekzistencën e varësisë fizike, psikologjike dhe sociale të një individi por jo si elementë të veçantë por si plotësues të njëri-tjetrit. Pra, kemi faktorët fizikë (tolerancë, neuropërshtatje dhe abstinencë), psikologjik (të mësuarit dhe karakteristikat personale) dhe social (grupi që i rrethon, kultura e grupit, dhe ambienti që i rrethon).
Njësoj si klasifikimet e CIE dhe ato të OMS-së apo të autorëve të tjerë të rëndësishëm, gjithmonë e kanë diferencuar varësinë fizike nga ajo psikike. Dy aspektet kryesorë të varësisë fizike janë toleranca dhe sindroma e abstinencës. CIE-10 e përkufizon varësinë fizike si faza e përshtatjes që manifestohet me shfaqjen e çrregullimeve të forta fizike, në momentin që ndërpritet konsumi i drogës ose kur në konsumin e saj ndërhyn një antagonist specifik. Këto çrregullime, pra të sindromës së abstinencës, përbëhen nga një sërë simptomash dhe shenjash me karakter psiqik dhe fizik përkatësisht për çdo drogë. Me varësi psikike ose psikologjike kuptojmë situatën që prodhohet nga një ndjesi kënaqësie dhe një impuls psikik i cili kërkon konsumim të rregullt ose të vazhdueshëm të drogës në mënyrë që të shfaqet ndjesia e kënaqësisë ose që të shmanget të ndjerit keq.
Një tjetër koncept i rëndësishëm është ai i varësisë potenciale nga një drogë, me të cilin kuptojmë aftësinë e një substance për të prodhuar varësi tek ata që e përdorin. Për shembull po t’u referohemi drogave ligjore, duhani ka një shkallë të lartë adiktive, pasi ai që e tymos nuk mund të kontrolloj konsumimin e as nuk mund të tymos në mënyrë të moderuar, përveç disa rasteve të veçanta. Nga ana tjetër kemi konsumuesit e alkoolit të cilët janë konsumues social, të cilët mund ta kontrollojnë pa problem konsumimin dhe të mos pijnë për ditë ose javë të tëra.
Sa i përket klasifikimit të substancave, drogat psikoaktive mund të klasifikohen sipas:
a) Statusit (ku përfshihen statusi ligjor, kimik, mjekësor dhe ai shoqëror); b)
Veprimit dhe vetive (ku përfshihen depresantë, stimulantë, halucinogjenë etj.)
Kur flasim për klasifikimin sipas Veprimit dhe Vetive janë tre grupe madhore: a)
Depresantët (ku përfshihen alkooli, benzodiazepinat, opioidet, solventet, barbituratet
si dhe kanabisi në doza të vogla); b) Stimulantët (ku përfshihen amfetaminat,
metamfetaminat, kokaina, nikotina, khat, kafeina dhe MDMA); c) Halucinogjenët
(ku përfshihen LSD, DMT, meskalina, PCP – fenciklidina, ketamina, kanabisi – në
doza të mëdha, kërpudhat magjike dhe MDMA).
Intoksikimi, sindroma e abstinencës dhe koncepte të tjera, të lidhura me varësinë e drogave
Sëbashku me konceptet e varësisë dhe abuzimit të substancave ka edhe koncepte të tjera, mjaft të rëndësishëm, në fushën e varësisë nga droga. Dy nga më të rëndësishmet janë intoksikimi dhe sindroma e abstinencës.
Intoksikimi është një gjëndje tranzitore që vjen pas asimilimit të substancave psikotrope ose të alkoolit , gjatë së cilës ndodhin alteracione të nivelit të koshiencës, të konjiksionit, të perceptimit, të gjëndjes afektive, të të sjellurit ose të funksioneve dhe përgjigjeve të tjera fiziologjike dhe psikologjike. Kriteret e diagnostikimit sipas DSM-IV për intoksikimin e substancave do ti shtjellojmë në kapitullin 3. Simptomat shkojnë përtej vetë intoksikimit fizik.
Pasi me këtë të fundit, shkaktohen çrregullime të perceptimit, të vigjilencës, të vëmendjes, të mendimit, të aftësisë së gjykimit, të kontrollit emocional dhe të sjelljes psikomotorre.
Një nga efektet më të padëshiruara të konsumit të drogave është sindroma e abstinencës.
E cila ndodh kur personi manifeston një gjëndje abuzive të varësisë nga substanca dhe ndërpret në mënyrë të menjëhershme konsumimin e saj ose dozat pasardhëse nuk janë të mjaftueshme.
Përforcimi negativ është ai që (i cili ndodh kur personi merr dozën e nevojshme për ta evituar dhe lehtësohet) e shtyn individin drejt kërkimit të drogës. Personi e kërkon drogën me këmbëngulje dhe me kalimin e kohës, gjetja e dozave pasardhëse kthehet në qëllimin më të rëndësishëm të jetës së tij.
Në rastin e qetësuesve me bazë opiumi, do të diferenconim sindromën e abstinencës akute, sindromën e abstinecës së vonuar dhe sindromën e abstinencës së kushtëzuar. Sindroma e abstinencës akute është një tërësi simptomash dhe shenjash organike dhe psiqike të cilat shfaqen menjëherë mbas ndërprerjes së konsumit të qetësuesve me bazë opiumi, prej të cilave është i varur personi. Sindroma e anstinencës tek personat që konsumojnë qetësues me bazë opiumi është spektakolare, por paksa e rrezikshme. Ndryshe nga simptomat e abstinencave të tjera akute, si për shembull ajo e alkoolit dhe ajo e barbiturikut; kanë impakt më të vogël por janë shumë më të rrezikshme dhe mund ta çojnë personin drejt vdekjes.
Sindroma e abstinencës së vonuar shfaqet nga katër deri në dymbëdhjetë ditë mbas sindromës së abstinencës akute. Karakterizohet nga një tërësi mos funksionimesh të sistemit nervor neurovegjetativ dhe të funksioneve themelore psiqike, të cilat zgjasin për një periudhë të gjatë kohe, muaj ose vite, mbas arritjes së abstinencës.
Sindroma e abstinencës së kushtëzuar përbën shfaqjen e sintomatologjisë tipike të një sindrome abstinence akute, tek një individ që nuk merr më drogë, në momentin që ai ekspozohet ndaj stimuleve ambientale që përfaqësojnë momentin kur ai ishte i varur ndaj substancës. Pra krijohet procesi i të mësuarit pavllovian. Individi përjeton periudha me shumë ankth dhe frikë në momentin që jeton sërisht situatën që e çoj te abstinenca. Rreziku se mund ta filloj sërisht drogën rritet dhe qëllimi është shmangia e këtyre efekteve negative që ndodhin në organizmin e tij, pa arsye të dukshme. Kjo sindromë njihet gjerësisht me emrin flash–back.
Toleranca, mënyra e marrjes dhe politoksikomania janë koncepte kyçe, kur bëhet fjalë për adiksione.
Toleranca është faza e përshtatjes që karakterizohet nga rënia e reagimit ndaj të njëjtës sasi droge ose nevojë për një dozë më të lartë, për të provokuar një efekt farmakodinamik me të njëjtën shkallë. Procesi i metabolizmit të drogës kufizon zgjatjen e efektit të saj. Ekspozimi interaktiv bën që droga të metabolizohet më shpejtë ndërsa intesiteti i efektit të dëshiruar të zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme. Për të pasur të njëjtin efekt të mëparshëm duhet shtuar doza dhe frekuenca e përdorimit të saj.
Njihen disa lloje tolerancash. Toleranca e kryqëzuar, e cila është fenomeni që shfaqet te përdoruesi i një droge të vetme por që krijon tolerance edhe ndaj drogave të tjera, të ngjashme me atë që përdor ose ndonjëherë edhe të ndryshme. Për shembull heroina provokon tolerancë të kryqëzuar me morfinë dhe anasjelltas, dhe në një shkallë më të ulët, konsumi intens i pijeve alkoolike shkakton tolerancë të kryqëzuar me ilaçet e tipit barbiturik. Toleranca është mjaft e lidhur me varësinë, kështu që ekziston edhe fenomeni i varësisë së kryqëzuar, që ka të bëjë me aftësinë e një droge për të shtypur sindromën e abstinecës të prodhuar nga një drogë tjetër. Për shembull, metadoni mund të shtyp sindromën e abstinencës së krijuar nga heroina, nga qetësuesit dhe nga alkooli. Faktikisht, shumica e metodave të intoksikimit bazohen në fenomenin e varësisë së kryqëzuar.
Drogat mund të merren nëpërmjet gjashtë rrugëve: orale, duke e kapërdirë, duke e përtypur ose duke e mbajtur poshtë gjuhës; pulmonare, duke e thithur me gojë ose duke e tymosur; me hundë (duke e thithur); intravenoze, intramuskulare ose nënlëkurë; dhe rektale. Rruga pulmonare është ajo që lejon një kalim më të shpejtë në tru. Për shumicën e substancave psikoaktive duhen më pak se dhjetë sekonda. Megjithatë, doza dhe shpeshtia janë ato që luajnë një rol shumë të rëndësishëm për kalimin nga përdorimi te abuzimi dhe më pas të varësia.
Sipas mënyrës së marrjes dhe llojit të drogës, varen pak a shumë pasojat fizike dhe psikologjike. Rruga më problematike është ajo intravenoze, veçanërisht në rastin e heroinës.
Së fundi, kemi të bëjmë me politoksikomani, poliadiksion ose përdorim të substancave të shumëllojshme, kur personi ka si diagnozë kryesore varësinë nga një drogë por që shfaq në të njëjtën kohë varësi edhe nga një ose nga disa të tjera.
Për shembull konsumatori i heroinës që konsumon kokainë, kur i mungon e para konsumon të dytën, ose konsumatori i kokainës që pi shpesh alkool ose ansiolitikë për të mposhtur ankthin. Edhe konsumatorët e heroinës ose të kanabisit, janë të prirur të konsumojnë qetësues, hipnotikë, ansiolitikë, etj. Aktualisht ky është një fenomen i shpeshtë, sidomos kur konsumi kryesor është heroina. Personi mund të përdor edhe substanca të tjera psikoaktive, në rastet kur nuk e gjen dot heroinën në një moment të caktuar ose për të mposhtur efektet e sindromës së abstinencës dhe në disa raste për të luftuar efektet e asaj vetë.
Problemet dhe patologjitë që shoqërojnë konsumin e drogave
Drogat mund të klasifikohen sipas disa kritereve, për shembull në bazë të origjinës (natyrale, sintetike, gjysëmsintetike), në bazë të strukturës kimike, në bazo të veprimit farmacologjik, në bazë të ndikimit sociokultural (ligjore-joligjore, të institucionalizuara ose jo, të forta ose të dobëta, më shumë të rrezikshme ose më pak të rrezikshme) ose në bazë të personit duke përdorur në këtë rast klasifikimet klinike. Pa asnjë dyshim, klasifikimi i drogave varet nga konteksti.
DSM-IV, rendit 11 lloje substancash: alkoolin; anfetaminat ose simpatikomimetikët me të njëjtin efekt; kanabisin; haluçinogjenët; inhalantët; qetësues me bazë opiumin; feniciklidë (PCP) ose arilcikloheksilaminë që kanë të njëjtin efekt; dhe qetësues hipnotikë ose ansiolitikë. Edhe nikotina merret parasysh por brënda kategorisë së çrregullimeve nga konsumi i nikotinës merret në konsideratë vetëm varësia nga nikotina (nuk ekziston diagnoza e abuzimit me nikotinë).
Konsumi i substancave psikoaktive mund të prodhoj një sërë efektesh dhe çrregullimesh të tipit fizik ose mendor.
DSM-IV rendit si çrregullime klinike të drogës këto efekte: abuzim, varësi, intoksikim, sindromë e abstinencës (me dhe pa delirium), çrregullim psikotik, sindroma e amnezizë, çrregullim i gjëndjes shpirtërore, çrregullim seksual, çrregullim të gjumit, çrregullime perceptive apo të tjera.
Për disa substanca, si për shembull heroina, pasojat fizike janë mëse të qarta, sidomos kur injektohet me shiringa të përdorura. Në këtë rast personi ekspozohet ndaj hepatitit, tuberkulozit dhe HIV-it ose SIDES.
Problemet mjeksore dhe ligjore që rrjedhin nga konsumi i heroinës kanë provokuar një alarm të madh social. Kjo gjë ka ndihmuar mjaft edhe në krijimin një rrjeti të fortë trajtimi. Aktualisht, shumica e njerëzve që janë të varur nga heroina janë duke u trajtuar, edhe pse jo gjithmonë arrihen rezultate të kënaqshme. Madje kjo nuk ka ndihmuar as në një zvogëlim të ndjeshëm të problematikës të këtij konsumi.
Për të kuptuar më shumë simptomat e përdorimit të lëndës heroinë ndiqni videon e mëposhtme:
Copyrights: http://www.letsfaceheroin.com/